Është arrestuar edhe personi i katërt për plagosjen e para disa ditësh në Pejë.
Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga Policia e Kosovës, shkruan lajmi.net.
“Policia e Kosovës- Hetuesit Rajonal pranë Drejtorisë Rajonale në Pejë pas një pune intensive operativo-hetimore, me datë 17.09.2019, kanë arritur që ta arrestojnë edhe personin e katërt të dyshuar të rastit të plagosjes”, thuhet në komunikatë.
Me vendim të Prokurorit të shtetit të dyshuarit iu është caktuar masa e ndalimit prej 48- orësh, për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme ligjore.