Arrestohet edhe personi i tretë për grabitjen në shtëpinë e mërgimtarit në Shtime

Prishtinë | 10 Gus 2019 | 15:25 | Nga Ekonomia Online

I dyshuari i tretë për grabitjen në shtëpinë e një bashkatdhetari në Godanc të Shtimes është A.M. Ai është arrestuar në Prishtinë sikurse edhe dy vëllëzërit A.T dhe A.T.

Lajmin për arrestimin e tre të dyshuarve për grabitjen në Shtime e ka konfirmuar për Sinjalin kryeporokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari.

“Po është e vërtetë, janë arrestuar tre të dyshuarit për grabitje”, tha Jashari.

Dy vëllëzërit A.T dhe A.T janë me prejardhje nga Peja ndërsa A.M. është nga një familje e njohur në Kosovë.

Majori i Stacionit Rajonal të  Policisë në Ferizaj, Mehmetali Hajdini, ka konfirmuar se të dyshuarit janë arrestuar në Prishtinë.

“Deri me tani, lidhur me rastin janë arrestuar tre persona, A.T. 34 vjeçar, A.T. 44 vjeçar, A.M. 44 vjeçar”, ka thënë ai.

Të ngjashme