Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Gjakovë, pasi që i njëjti ka shfrytëzuar seksualisht një femër, duke i premtuar rrejshëm se me të do të martohet.
Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur në fshatin Brekoc, rreth orës 21:00.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka shfrytëzuar seksualisht viktimën femër kosovare me premtimin se me të njëjtën do të martohej. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar”, thuhet në njoftim.
Policia njofton se rasti është duke u hetuar.