Këngëtari Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti, është arrestuar sot në Prishtinë pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “armëmbajtje pa leje”.
Lajmin për Ekonomia Online e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinë, Enis Pllana.
Pllana tha se këngëtari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Sot, rreth orës 15:00, në rrugën ‘Mehmet Isahi’ në Prishtinë, Policia ka arrestuar një person të dyshuar për armëmbajtje pa leje. I dyshuari është intervistuar dhe në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka thënë Pllana.