Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një qytetar të Gjilanit pasi më 2 gusht kishte dhunuar një femër.
“Gjilan, 02.08.2017 23:00. Viktima femër K/Shqiptare ka informuar se është dhunuar nga një mashkull. Viktima është intervistuar në prezencën e punëtorit të Qendrës për Punë Sociale, pastaj është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili me vendim të prokurorit të shtetit i njëjti dërgohet në mbajtje 48 orë”, thuhet në raportin e Policisë.