Pas një pune operative-taktike, në rrugën “De Rada”, rreth orës 20:20 minuta, hetues rajonal në rroba civile e kanë arrestuar D. Bytyqin i dyshuar për grabitje në bashkëveprim edhe me persona tjerë që pati ndodhur me datën 06 tetor 2016 pas mesnate, rreth orës 03:00 në rrugën “Hoxhë Tahsini” në Prizren.
I dyshuari kishte arritur të arratiset deri më tash ndërsa të tjerët tanimë janë në paraburgim. Pas arrestimit, i dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe i njëjti i ka sqaruar rrethanat e rastit dhe rolin që kishte pasur në grupin e strukturuar.
I njëjti, me urdhër të prokurorit, ndalën nën masën e arrestit policor.