Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për 11 vjedhje në rajonin e Pejës.
Sektori Rajonal për Hetime në Pejë me urdhër të Gjykatës Themelore në Pejë ka bërë bastisjen e dy lokacioneve, me ç’rast edhe është bërë arrestimi i personit të dyshuar V.H. i lindur në vitin 1995.
I dyshuari që nga viti 2017 e deri më tani dyshohet se ka kryer 11 raste të grabitjeve me armë dhe vjedhjeve të rënda në rajonin e Pejës.
“Policia e Kosovës i falënderon qytetarët e kësaj zone të cilët kanë bashkëpunuar dhe kanë ndihmuar Policinë pa hezituar në raportim të dukurive negative kriminale brenda shoqërisë sonë, pasi që vetëm në këtë mënyrë mund dhe duhet të krijojmë një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët në komunën e Pejës dhe të rajonit në përgjithësi”, thuhet në njoftim.