Hoxha nga Drenasi, mulla Osman Musliu, është arrestuar dje pas një përleshje që ka ndodhur në një lokal të Drenasit mes hoxhës dhe një personit tjetër.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se dy persona janë arrestuar dje rreth orës 14:30 në Drenas.
Gazeta Express merr vesh se një nga të arrestuarit është hoxha Osman Musliu.
Të arrestuarit janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh, për t’u liruar më pas me procedurë të rregullt.
“Me datë 24.11.2020 rreth orës 14:30 policia ka marrë informatën për një përleshje të ndodhur brenda një objekti në rrugën “Ilaz Kodra” – në Drenas. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në informacionet e para ka ngritur versionin e hetimit se një fjalosje në mes të dy të dyshuarve njëri 48 dhe tjetri 58 vjeç, ka përfunduar ne përleshje fizike mes tyre. Pasi që policia ka kryer veprimet fillestare hetimore përfshire këtu edhe pjesën e intervistimit, me rekomandimin e prokurorit të shtetit të dy të dyshuarve u ka shqiptuar masën e arrestit policor dhe të njëjtit janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh, për tu proceduar më pas në përputhje me udhëzimet vijuese të prokurorisë”, thuhet në njoftimin e policisë.