Lladrovci i kundërpërgjigjet imamit Osman Musliu, e quan “Mulla rrenci”

Prishtinë | 14 Maj 2018 | 10:40 | Nga

Pas kritikave të bëra nga hoxha i Drenasit, Osman Musliu ndaj kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci, për shkak se e kishte neglizhuar vizitën e xhamisë kundrejt kishës në këtë komunë, kur po qëndronte zëvendëspresidenti i PE-së, Rainer Weliand, ka ardhur edhe reagimi i të parit të Drenasit.

Deklaratave të Musliut se mënyrë se si u përzë sipas tij, ai nga Tirana mund t’i përsëritet Lladrovcit, ky i fundit i është kundërpërgjigjur duke e quajtur hoxhën e Drenasit “Mulla rrenci”.

Lladrovci këto komente i ka bërë në profilin e tij në Facebook.

Ai i ka reaguar edhe eksponentëve tjerë të politikë dhe shoqërisë civile që e kanë kritikuar Lladrovcin për veprimin e tij.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë:

Një përgjigje për të gjithë: Injoranca nuk paska kufi! Mulla rrenci e nisi, opozita mbas tij!

Për Kiqinën (AAK), VV, Petritin, Xhavitin, Isën: Një budallë e hedh gurin në bunar, njëqind të mençëm nuk mund e nxjerrin!

Mulla rrenci e nisi, ju mbas ti, si miza në mjaltë!

Reagimin e Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës (AAK) dega në Drenas, rreth “presionit”, as nuk e trajtoj për reagim, ngase nuk di të bëj dallimin çka është presioni e çka e vërteta.

Me Xhavit Drenorin, as nuk polemizoj, nuk kam nevojë as t’i jap sqarime, sepse ka kohë ka dalë në “sërrnishta”. Nga sërrnishta po e komandon opozitën!

Vetëvendosje-n, dega në Drenas e këshilloj të bëj dallimin, politika nuk bëhet “veq hajt po foli diçka”.

Petrit Gashit, i rekomandoj të vetpërmbahet në ligjërata, ki kohë me ba dallimin mes gënjeshtrës, shpifjes dhe fjalës së lirë.

Për të mos mbetur, mbrapa, këtij kori mjeran i bashkohet edhe një zv. ministër. Edhe kjo është shenjë e keqe sa poshtë ka ra opozita.

Nipi i Jakup Krasniqit, është dashur të jetë paksa më i kultivuar, të dalë nga injoranca opozitare dhe të qëndroj larg rakisë së Llapushnikut. Se kush e ka të drejt boshtin e kurrizit, dihet!

“Dijetarëve” si Mulla rrencit dhe “Profesorit të tesbihëve”, ju rekomandoj të bëjnë ndonjë “sevap” dhe bëhen gati për ramazan!

Me kaq, përfundon polemika me shpifarakët dhe Mulla rrencin.

P.S. Kur do të sjell investitor apo udhëheqës nga bota turke-arabe, do t’i sjelli me protokoll në xhami!

Ndryshe, Imami nga Drenasi, Osman Musliu, ka përdorur fjalë të ashpra teksa ka folur për kryetarin e Komunës, Ramiz Lladrovci.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Musliu ka fyer Lladrovcin, duke e quajtur atë budalla.

Të ngjashme