Një person është arrestuar në fshatin Gjurakoc të Istogut, pasi në gjendje të dehur kishte kanosur zyrtarët policorë derisa ishin në një pikë kontrolli.
Sipas raportit të PK-së, rasti kishte ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të së premtes.
Po ashtu, i dyshuari është ndaluar nga policia me vendim të prokurorit për 6 orë, deri në këndellje.
“Fsh. Gjurakoc, Istog 05.11.2021 – 03:57. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se në gjendje të dehur ka kanosur zyrtarët policorë derisa ishin në një pikë kontrolli. I dyshuari me vendim të prokurorit është ndaluar nga policia për 6 orë deri në këndellje”, thuhet në raport.