Arrestohet i dyshuari në Pejë për vrasje në tentativë, i konfiskohet një pistoletë dhe 8 gëzhoja

Prishtinë | 29 Kor 2023 | 09:20 | Nga Ekonomia Online

Është arrestuar i dyshuari në Pejë për vrasje në tentativë.

Policia e Kosovës njofton se i dyshuari nga vetura, për motive (ende) të panjohura ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një veture tjetër, në të cilin ndodhej viktima mashkull kosovar.

“Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë ekzaminimin e vendit të ngjarjes, kanë gjetur e konfiskuar një pistoletë me karikator-pa fishekë dhe 8-gëzhoja”, njofton Policia e Kosovës.

Tutje, policia njofton se të lënduar nuk ka, ndërsa vetura e viktimës është dëmtuar nga të shtënat. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Të ngjashme