Policia njofton për arrestimin e personit të dyshuar për rrëmbimin e një gruaje në fshatin Drejë të Istogut.
Viktima ishte e pranishme në kohën kur u arrestua i dyshuari.
“Nga i dyshuari është konfiskuar vetura, një revole, dy karikatorë, 29 fishekë, një thikë dhe një maskë”, njofton policia.
RRËMBIM/Fsh. Drejë, Istog 18.02.2021 – 17:30. Lidhur me rastin, njësia policore ka arrtur të arrestojë të dyshuarin mashkull kosovar, ku me të ishte edhe viktima femër kosovare, e cila ishte rrëmbyer ditë më parë. Nga i dyshuari është konfiskuar vetura, një revole, dy karikatorë, 29 fishekë, një thikë dhe një maskë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.