Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin për një sulm fizik të ndodhur në oborrin e degës së Gjykatës Themelore në Suharekë.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili ka konfirmuar se personi i dyshuar është ndaluar menjëherë pas incidentit.
I dyshuari kishte sulmuar fizikisht një tjetër person me një mjet të fortë, ndërsa të dy ishin palë në një seancë gjyqësore që po zhvillohej atë ditë.