Hetuesit policor të sektorit rajonal të hetimeve- Ferizaj, kanë arritur që të identifikojnë personin B.I. njenin nga dy të dyshuarit për kryerjen e veprës penale të grabitjes .
I dyshuari, B.I. (m/sh/k 31 vjeç) në bashkëpunim me një person tjetër, më datën 31.12.2018, rreth orës 17:30 minuta,në Ferizaj, rr.,,Dëshmorët e Kombit”,të maskuar dhe të armatosur me armë të gjata AK-47,kanë hy në një argjendari dhe nën kërcënimin e armëve kanë grabitur stoli ari në vlerë rreth 20.000 euro dhe në ikje e sipër kanë shti me armë në ajër e duke u larguar në drejtim të panjohur.
Pas intervistimit , prokurori i Shtetit i ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë.