Një person është arrestuar të shtunën në fshatin Gadime e Epërme e Lipjanit, pasi në shtëpinë e tij policia ka gjetur sasi të konsiderueshme të municionit.
Siç bëhet e ditur në njoftim, veç municionit, atij i janë gjetur edhe katër armë të gjata dhe një pistoletë.
Rasti është hapur si “Armëmbajtje pa leje”, shkruan lajmi.net.
“Fsh. Gadime e Epërme, Lipjan 02.04.2022 – 08:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar: 4 armë të gjata, një pistoletë dhe një sasi e konsiderueshme e municionit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.