Një person është arrestuar pasi ka kanosur një police femër, e cila ishte në kryerje të detyrës.
Derisa patrulla policore kryente detyrë, dhe po i shqiptonte një gjobë, i dyshuari e kishte kanosur policen meqë rast edhe u arrestua.
Pas arrestimit dhe konsultës me prokurorin, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“Rr. Imzot Nikë Prela, Prishtinë 06.03.2020 – 18:30. Patrulla policore deri sa ishte në kryerje të detyrës zyrtare, gjatë shqiptimit të një tikete kundërvajtje, nga i dyshuari mashkull kosovar është kanosur zyrtarja policore femër kosovare. I dyshuari është arrestuar dhe pas konsultimit me prokurorin i njëjti është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.