Arrestohet i mituri pasi kanosi dikë për të mos e lënë të dëshmonte në gjykatë

Prishtinë | 29 Shk 2024 | 10:56 | Nga Ekonomia Online

Një i mitur është arrestuar pasi ka kanosur dikë që të mos dëshmonte në gjykatë lidhur me një rast.

Policia e ka iniciuar rastin si “frikësim gjatë procedurës penale”.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-i mitur, për shkak se përmes telefonit ka kanosur të dëmtuarin mashkull kosovar që të mos dëshmoj në gjykatë lidhur me një rast të mëhershëm. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

Të ngjashme