Arrestohet i mituri për vjedhje të veturës në Fushë – Kosovë

Prishtinë | 02 Shk 2023 | 17:27 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë të dyshuarin për vjedhje të veturës në Fushë – Kosovë.

Bëhet e ditur se i dyshuari është 15 vjeç, teksa i njëjti thuhet se është i përfshirë në rastin e vjedhjes së veturës në rrugën “Hysen Xhakolli” në Fushë Kosovë.

“Hetuesit e stacionit policor të Fushë Kosovës pas marrjes së informatave në rrugë operative, mbrëmë kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin e mitur; -P. K. 15 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës, pasi që i njëjti dyshohet me arsye për përfshirje në rastin e vjedhjes së veturës të ndodhur në rrugën “Hysen Xhakolli” në Fushë Kosovë”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, i dyshuari me aktvendim mbi ndalimin e personit të arrestuar, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit për të mitur, është dërguar në mbajtje prej 24 orësh.

Të ngjashme