Arrestohet i riu shqiptar në Itali, akuzohet për trafik droge

Prishtinë | 06 Mar 2023 | 16:21 | Nga Ekonomia Online

Një i ri shqiptar është arrestuar në Itali bashkë me një shtetas egjiptian, pasi akuzohen për prodhim dhe trafik të lëndëve narkotike.

Ndalimi i tyre u bë javën e kaluar në Xhenova gjatë një postblloku teksa ishin brenda një makinë me qira.

Sipas mediave vendase shqiptari ishte ai që ra në sy të oficerëve për të kryer më pas kontrollin fizik. Policia gjeti dhe sekuestroi 250 gr kokainë dhe një shumë të mëdha parash, që dyshohet se ka ardhur nga veprimtaria e paligjshme.

Të ngjashme