Julia Navalny, gruaja e politikanit rus të opozitës Alexei Navalny, u arrestua gjatë protestave të sotme në Moskë.
Lajmi u konfirmua nga bashkëpunëtorët e Navalnyt.
“Julia Navalny u ndalua nga policia gjatë një shëtitje paqësore në Moskë. Avokati nuk u lejua ta shihte atë, dhe policia as nuk u prezantua, ata nuk treguan dokumentet dhe as nuk thanë arsyen e arrestimit”, shkroi shefi i departamentit ligjor të Fondacionit Navalny, Vyacheslav Gimadi.
Protesta masive në gjithë Rusinë janë mbajtur sot në mbështetje të kritikut të presidentit rus, ndërsa janë raportuar mbi 2200 persona të arrestuar deri tani. Mijëra njerëz thyen masat anti-Covid për t’i dalë në mbrojtje Alexei Navalnyt, i cili u arrestua pas kthimit të tij nga Gjermania, ku qëndroi për rreth 6 muaj për t’u trajtuar nga një tentativë për ta mbytur duke e ehelmuar. Ai u kthye prapa grilave nga autoritetet ruse me arsyetimin se kishte thyer një dënim me kusht.