Grafite të Thaçit me Putinin shfaqen në Prishtinë

Prishtinë | 15 Nën 2018 | 09:59 | Nga Ekonomia Online

Në mëngjesin e sotëm në Prishtine në shumë lokacione si tek Qendra Studentore, tek Fakulteti i Shkencave të Natyrës, janë parë grafite me portretin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidentit të Rusisë Vladimir Putin me mbishkrimin “Veriu nuk është Krimea”.

Ende nuk dihet se kush i ka vendosur këto grafite, raporton kallxo.com.

Ditë më parë presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka takuar presidentin e Rusisë Vladimir Putin nga i cili ka marrë përkrahjen për arritjen e marrëveshjes përfundimtare Kosovë-Serbi, mirëpo ky takim ka ngjallur debat të madh në Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme