Arrestohet kameramani i Edi Ramës

Prishtinë | 15 Qer 2017 | 14:55 | Nga

Policia sot njoftoi për arrestimin në flagrancë të shtetasit Erind Vogli, banues në Tiranë me akuzën e vjedhjes së telefonave celularë dhe largimit të shpejtë me biçikletë nga vendngjarjet.

Por në fakt Erindi nuk është një i panjohur, të paktën në arenën e medies dhe më gjerë, pasi ka qenë një ndër operatorët kryesor të stafit të kryeministrisë dhe selisë rozë ndër vite, i cili filmonte ‘për hesap’ të partisë në çdo event të saj.

Burime konfirmojmë për “Express” se Erindi është larguar prej afro dy muajsh nga kryeministria, pasi ishte akuzuar për po të njëjtën akuzë, atë të vjedhjes, gjatë një takimi elektoral jashtë Tiranës. Mesa duket këto akuza i kanë kushtuar rëndë kameramanit të Ramës çka i ka sjellë edhe largimin nga puna dhe ushtrimin ‘e profesionit’ të vjedhjes tashmë në gjendje të lirë.

Njoftimi i policisë

Më datë 14.06.2017, Specialistët e Komisaraitit të Policisë Nr 1, kanë finalizuar me sukses operacionin “Taktika”, ku është arrestuar në flagrancë shtetasi:

– Erind Vogli, 39 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për Vjedhje

Për këtë shtetas është arritur të dokumentohet me prova ligjore se është autor i dyshuar i vjedhjeve të ndodhura:

• Në juridiksionin e Komisaritit të Policisë Nr 1:

Më datë 14.06.2017, në afërsi të Pazarit të ri, ka vjedhur telefonin e markës HTC, në pronësi të shtetases E. K.
Më datë 10.06.2017, në rrugën “Luigj Gurakuqi”, ka vjedhur telefonin e markës Samsung, në pronësi të shtetases E. G.

• Në juridiksionin e Komisaritit të Policisë Nr 1:

Më datë 12.06.2017, në rrugën e “Kavajës”, ka vjedhur telefonin e markës Huaëei, në pronësi të shtetases H. Q.
Më datë 09.06.2017, në rrugën e “Ibrahim Rugova”, ka vjedhur telefonin e markës Samsung, në pronësi të shtetases E. S.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

1. Një telefon i markës HTC
2. Një biçikletë e markës Gial
3. Dy bluza të cilat dyshohen të jenë përdorura prej tij ne momentin e ngjarjeve.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”, parashikuar nga Neni 134 i Kodit Penal.

FOTO/ Arrestohet kameramani i Edi Ramës

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme