Arrestohet kërcënuesi i Ambasadës së Finlandës

Prishtinë | 08 Maj 2018 | 10:05 | Nga

Policia e Kosovës sot në orët e hershme të mëngjesit ka arrestuar një person, i cili dyshohet për kanosje ndaj ambasadës së Finlandës në Kosovë.

Njësitë e Policisë gjatë një aksioni në fshatin Shkabaj të Prishtinës kanë arritur të arrestojnë personin e dyshuar.

Lajmi për kallxo.com e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Në orën 6 Policia ka ndërmarrë një operacion për arrestimin e një personi të dyshuar për kanosje. Personi i arrestuar nga Policia është A.R. 33 vjeç me banim në Shkabaj. Rasti I kanosjes është raportuar-hapur në Polici me 16.03.2018”, ka thënë Ahmeti.

Personi i arrestuar dyshohet se ka kanosur personat zyrtar të ambasadës së Finlandës në Prishtinë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme