Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në kuadër të Policisë së Kosovës, në koordinim me prokurorinë, pas ndërmarrjes së disa veprimeve hetimore dhe operacionale për parandalim, identifikim dhe arrestim të personave të dyshuar të involvuar në aktivitete të kundërligjshme sot më 10 tetor 2016, ka arrestuar një person të dyshuar për “trafikim me njerëz” dhe ka identifikuar viktimën e këtij rasti.
Personi i dyshuar, tanimë i arrestuar, me inicialet F.B. (viti i lindjes 1989), dyshohet të ketë transportuar viktimën femër (2001) nga Republika e Shqipërisë, duke e detyruar të kërkojë lëmoshë nëpër rrugët e ndryshme të Kosovës.
Pas identifikimit, viktima është strehuar sipas procedurave standarde për viktimat e trafikimit.
Kurse, i dyshuari me vendim të prokurorit kompetent është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme ligjore.