Policia e Kosovës dje ka arrestuar një person me dyshimin se ka manipuluar me testet e Covdi-19.
Shtetasit kosovar i janë gjetur 20 rezultate të testeve të Covid 19 në veturën e tij derisa ai ishte duke shkuar në Maqedoninë e Veriut.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollimit të veturës së tij i janë gjetur 20 rezultate të testeve të Covid 19 për qytetarë të ndryshëm të R. Kosovës. I dyshuari së bashku ‘provat e testeve’ i është dorëzuar njësisë përkatëse policore për hetim të mëtutjeshëm”, thuhet në raportin 24 orësh.