Një shkrimtar turko-gjerman, i cili është kritik i njohur i presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, është arrestuar në Spanjë.
Dogan Akhanli, i cili ka shkruar gjerësisht për të drejtat e njeriut në Turqi, u arrestuar në bazë të një kërkese nga autoritetet turke në qytetin Granada, transmeton Express.
Deputeti i të Gjelbërve në Gjermani, Volker Beck, ka thënë se arrestimi i tij ishte i motivuar politikisht dhe se ai ka kërkuar që Akhanli të mos ekstradohet në Turqi.
Nuk është e qartë se në çfarë bazash u lëshua urdhër arresti për të.
Beck ka theksuar se kjo tregon se presidenti Erdogan është i përgatitur ta shtrijë pushtetin e vet përtej kufijve të vendit të vet, në mënyrë që t’i frikësojë dhe përndjekë kritikët e vet nëpër botë.