Arrestohet llapjani që e sulmoi një polic gjatë procesit të votimit

Prishtinë | 10 Shk 2025 | 11:10 | Nga Ekonomia Online

Një llapjan është arrestuar pasi ka sulmuar fizikisht  një zyrtar të Policisë së Kosovës, gjatë procesit të votimit. 

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës nëpërmjet raportit 24 orësh.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë: 

SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR

Podujevë 09.02.2025-07:37. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë procesit të votimit, nuk ka respektuar urdhrat e zyrtarit policor dhe më pas ka sulmuar fizikisht. Lidhur me rastin personi i dyshuar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Të ngjashme