Një person është arrestuar të dielën pasdite në rrugën “Adem Jashari” në Gjilan, pasi i njëjti dyshohet për mashtrim.
“Më datë 05.06.2022 është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti i kishte marrë nga viktima mashkull kosovar në huazim 450€ dhe të njëjtat nuk i kishte kthyer sipas marrëveshjes. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.
Paratë i dyshuari i kishte pranuar një vit më parë. Rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse të policisë së Kosovës.