Një burrë është arrestuar dje në Prishtinë për shkak që ka rrahur gruan e tij. Më pas është liruar, njofton policia.
Nuk raportohet për të lënduar.
Njoftimi i policisë:
Prishtinë 05.06.2019 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër K-Shqiptare. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.