Të hënën nga hetuesit policor të stacionit të Fushë Kosovës, është arrestuar një person i dyshuar për një rast kanosjeje.
Ngjarja ka ndodhur më datë 08.12.2020 rreth orës 19:00, me ç’ rast i dyshuari kishte kanosur dy persona të cilët kishin denoncuar rastin në polici.
Mbështetur në informacionet e para policia kishte filluar hetimin përfshirë këtu edhe ndërmarrjen e një varg veprimesh policore, që rezultuan me identifikimin e personit të dyshuar përkundër shmangies së tij.
I dyshuari A. B, mashkull, 41 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, u arrestua sot nga ana e policisë dhe i’ u shqiptua masa e arrestit policor.
Ndaj tij është iniciuar rasti kanosje, dhe me rekomandimin e prokurorit të shtetit i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh, ndërkohë që hetuesit policor po punojnë për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të ngjarjes.