Arrestohet në Gjermani aktivistja e famshme, Greta Thunberg

Prishtinë | 17 Jan 2023 | 19:08 | Nga Ekonomia Online

Aktivistja për klimën, Greta Thunberg është arrestuar nga autoritetet në Gjermani pasi mori pjesë në një protestë mjedisore.

Aktivistja suedez udhëtoi për në Gjermaninë perëndimore të shtunën (14 janar) për t’u bashkuar me vendasit në demonstratën e tyre kundër prishjes së fshatit Lützerath për t’i hapur rrugë një zgjerimi të minierës së qymyrit.

Policia thotë se kjo është hera e dytë që Greta lëvizet nga autoritetet këtë javë. Si pjesë e protestës, dhjetëra aktivistë të klimës ishin ngjitur në një rrugë kryesore në qytetin perëndimor të Gjermanisë të Këlnit dhe në një ndërtesë të qeverisë shtetërore në Düsseldorf.

Aktivistët pushtuan gjithashtu një gërmues gjigant në një tjetër minierë qymyri në perëndim të vendit si pjesë e demonstratave të së martës dhe iu bashkuan një marshimi proteste pranë Lützerath, transmeton oranews.

Disa aktivistë që morën pjesë në demonstratë vrapuan drejt minierës së hapur Garzëeiler, ndërsa një protestues ishte në gjendje të hynte në minierë. Protestues të tjerë u përleshën me policinë pranë minierës dhe oficerët përdorën shkopinj e sprej piperi.

Një zëdhënës i forcës lokale të policisë Aachen konfirmoi se Greta ishte pjesë e grupit të protestuesve që ‘sulmuan’ skajin e minierës.

Të ngjashme