Arrestohet në Greqi rusi i dyshuar për pastrim parash përmes Bitcoin

Prishtinë | 26 Kor 2017 | 15:31 | Nga

Policia greke ka arrestuar një person nga Rusia, i dyshuar si udhëheqës i një operacioni për pastrimin e parave.

Burri 38 vjeçar, identiteti i të cilit nuk është zbuluar, dyshohet se ka kthyer 4 miliardë dollarë të përfituar nga biznese të jashtëligjshme në valutën digjitale ‘bitcoin’, kanë thënë autoritet greke të mërkurën.

Ai është arrestuar të hënën në pjesën veriore të Greqisë, bazuar në një fletarrest të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, njofton Reuters.

Ai dyshohet se ka udhëhequr një grup kriminal që nga viti 2011. Në anën tjetër, Ministria e Jashtme ruse ka thënë se nuk ka informacione lidhur me rastin.

Monedha digjitale bitcoin ka vështirësuar punën e rregullatorëve financiarë tradicionalë, meqë mundëson transaksione të fshehura.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme