Arrestohet në Kaçanik 30 vjeçari i kërkuar nga policia

Prishtinë | 04 Shk 2022 | 16:01 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se stacioni policor në Kaçanik nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot rreth orës 15:00 pasi ka pranuar një informacion inteligjent, ka arrestuar në shtëpinë e tij personin e kërkuar me inicialet U.R (M/K), i moshës 30 vjeçar.

Në njoftimin e policisë thuhet se personi në fjalë ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’ Vjedhje e rëndë ’’

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme