Arrestohet në Prizren 37-vjeçari i kërkuar për vrasje, ishte në arrati prej vitesh

Prishtinë | 10 Mar 2026 | 14:00 | Nga Ekonomia Online

Të hënën rreth orës 22:30, Policia në Prizren pas një pune të vazhdueshme hetimore, ka arritur ta lokalizojë dhe ta arrestojë personin e kërkuar A. P., 37 vjeçar nga fshati Velezhe.

I njëjti ishte i kërkuar sipas urdhër-arresteve të gjykatës për disa vepra penale, konkretisht për: vrasje, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe mbajtje, posedim dhe kontroll I paautorizuar i armës, raporton Klankosova.tv

Pas arrestimit, me datën 10.02.2026, i dyshuari është dërguar në Prokurorinë Speciale për vazhdimin e procedurave të mëtejshme ligjore.

Vepra penale ka ndodhur në vitin 2015, ku i dyshuari kryesor i rastit të vrasjes është arrestuar dhe është dënuar nga gjykata, por A. P. kishte qenë gjithashtu njëri nga të dyshuarit dhe ka qenë në arrati për disa vjet.

Të ngjashme