Në Vushtrri dje policia ka arrestuar një person si të dyshuar se ka kryer disa vjedhje.
Është A.H. 33 vjeç që është prangosur nga policia me dyshimin se ka kryer nëntë vjedhje, njofton policia.
“Cak i këtyre vjedhjeve ishin shtëpi të pabanuara, të cilat gjendeshin në lokacione të ndryshme dhe vjedhjet ishin raportuar që kanë ndodhur në kohë të ndryshme në zonën e përgjegjësisë së stacionit policor në Vushtrri”, thuhet në kumtesë.
Pas intervistimit me urdhër të prokurorit të dyshuarit i është shqiptuar masa e ndalimit.