Policia rajonale në Pejë ka njofuar se ka arrestuar njё person të dyshuar për veprën penale “Tentim dhunimi”.
Sipas njoftimit për medie, më datë 22 mars 2023, rreth orës 17:30, nё stacionin Policor nё Istog, ka ardhur prindi i viktimёs sё bashku me viktimёn ( e mitur), e cila ka deklaruar se me datё 21.02.2023, njё person i rritur ka tentuar ta dhunojë.
“Policia menjëherë ka marrё masat adekuate, duke intervistuar viktimёn nё prezencёn e punёtorit pёr punё sociale, psikologut dhe mbrojtësit tё viktimave”.
“I dyshuari ёshtё kontaktuar nga Policia, mirëpo i njëjti nuk ёshtё lajmёruar. Sot me datё 23.03.2023 ёshtё arrestuar i dyshuari”.
“Pas intervistimit nga Hetuesit, i dyshuari me vendim tё Prokurorit tё shtetit dёrgohet nё mbajtje pёr 48 orё”.
Mediet kanë raportuar se i dyshuari është axha i vajzës së mitur.