Arrestohet një 21-vjeçar në Tiranë, dyshohet se përplasi për vdekje një këmbësor

Prishtinë | 26 Maj 2024 | 14:52 | Nga Ekonomia Online

Një i ri është arrestuar sot në Tiranë, pasi ka përplasur për vdekje një këmbësor me makinë.

Ngjarja ka ndodhur pasi ditën e djeshme, derisa mësohet se personi i goditur nga vetura është i moshës 40-vjeçare.

“Arrestohet shtetasi 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në rrugën e vjetër Sauk-Teg, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin, 40 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit ka humbur jetën.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të ngjashme