Policia e Kosovës ka arrestuar një 21-vjeçar në Istog si i dyshuar për plagosjen e një 18-vjeçareje më 21 qershor.
PK-ja më 5 korrik pas një operacion kontrolli në shtëpinë e të dyshuarit në fshatin Orroberdë të Istogut, ka arrestuar personin e kërkuar V.H.
“I dyshuari, më datë 21 Qershor 2018 rreth orës 08:45 kishte plagosur viktimën (femër) shtetasen e Kosovës M.M. lindur vitin 2000, me ç’rast i kishte shkaktuar plagë të rënda dhe e njëjta ishte dërguar me urgjencë për në spital”, thuhet në njoftimin e Policisë.
“I dyshuari ishte arratisur menjëherë pas kryerjes së veprës penale dhe kërkohej nga policia. Me rastin e kësaj vepre janë duke u marr Hetimet Rajonale në bashkëpunim të plotë me prokurorin e çështjes dhe ky i dyshuar është ndaluar në bazë të vendimit të lëshuar nga prokurori i shtetit”, thuhet në njoftim.