Policia e rajonit të Prishtinës ka arrestuar personin me inicialet D.A., 35-vjeçar, nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një 30-vjeçareje në Podujevë.
Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:00, në rrugën “Xhemajl Mustafa”, thuhet në njoftim.
“Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe sekuestruar një revole të llojit SigSauer, kalibër 7.65 mm, një karikator, dy copë fishekë, kalibër 7.65 mu, një shufër metalike, dy thika dhe mjete të tjera të mprehta, si dhe një sasi të konsiderueshme të drogës kanabis.
I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij me rekomandimin e prokurorit të shtetit është iniciuar një hetim për rastet dhunë në familje, posedim i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope dhe analoge si dhe mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim të paautorizuar të armës”, njofton policia.