Arrestohet një banor i Istogut, dyshohet se kultivonte kanabis

Prishtinë | 18 Qer 2020 | 12:38 | Nga Ekonomia Online

Është arrestuar një banor i Istogut pasi policia dyshohet ta ketë kapur duke kultivuar kanabis.

“Është vërejtur se kishte bimë të dyshuara të llojit Kanabis Sativa të gjatësive të ndryshme, të cilat kishin dalë nëpër hithra dhe shkurre dhe është vërejtur se nuk kishte pasur përkujdesje nga faktori njeri. Me urdhër të prokurorit pas fotografimit dhe evidentimit bimët janë shkatërruar në vendin e ngjarjes”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Siç njofton policia, në lokacion janë çrrënjosur dhe asgjësuar gjithsejtë njëmijë e shtatëqind bimë të ndryshme të llojit Kanabis Sativa.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme