Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në fshatin Isniq të Deçanit, sit ë dyshuar për dhunë në familje.
Pas bastisjes në shtëpinë e tij, Policia ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë Sig Sauer 9×19 mm, armё e cila kishte leje përkatëse, dy karikatorë të së njëjtës armë dhe 44 fishekë.
I dyshuari pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit ёshtё ndaluar pёr 48-orё.