Një person është arrestuar dje në Lipjan, i dyshuar se në telefonin e tij kishte materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve, raporton Ekonomia Online.
Policia ka njoftuar se hetimet lidhur me rastin kanë nisur kohë më parë.
Por arrestimi i tij u zhvillua të enjten rreth orës 11:00.
“Pas hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar. Në cilësi të provës materiale është sekuestruar telefoni i të dyshuarit, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.