Dje në Prishtinë është arrestuar një burrë pasi ka sulmuar familjarët, gruan dhe fëmijët.
Në raportin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ai është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti është sjellë në mënyrë arrogante dhe ka sulmuar fizikisht familjarët e tij (bashkëshorten dhe fëmijët). Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.