Arrestohet një burrë në Zveqan – u prezantua si oficer korrektues por nuk kishte këtë funksion

Prishtinë | 06 Sht 2024 | 09:16 | Nga Ekonomia Online

Një burrë është arrestuar në Zveqan, i cili ka prezantuar një kartelë identifikuese si oficer korrektues, mirëpo i njëjti nuk kishte këtë funksion që nga viti 2013.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti gjatë legjitimimit ka prezantuar një kartelë identifikuese si oficer korrektues, mirëpo i njëjti nuk kishte këtë funksion që nga viti 2013. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

Të ngjashme