Arrestohet një burrë për detyrim, dyshohet se kërkoi 280 mijë euro nga një person

Prishtinë | 17 Sht 2024 | 09:52 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar se ka kryer veprat penale “detyrim” dhe “armëmbajtje pa leje” në fshatin Rugovë në Gjakovë.

Sipas raportit të Policisë ai dyshohet se ka kërkuar nga një person tjetër të ia paguajë 280 mijë euro dhe gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur një armë automatike, një pistoletë dhe mbi 100 fishekë.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar, se i dyshuari mashkull kosovar është duke kërkuar prej tij që t’i paguaj një shumë prej 280.000 €. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar: një armë automatike me 102 copë fishekë dhe një pistoletë me 4 copë fishekë”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari thuhet se është dërguar në mbajtje.

Të ngjashme