Arrestohet një dado në Shkup pasi sulmoi fizikisht një 2 vjeçar

Prishtinë | 22 Nën 2019 | 12:29 | Nga Ekonomia Online

Një dado nga Shkupi është arrestuar nga policia pasi ishte denoncuar se fizikisht ka sulmuar një fëmijë të moshës dy vjeçare.

Në njoftimin e policisë thuhet se gjatë ditës së djeshme në orën 15:57 minuta në Shkup, zyrtarë policorë, kanë privuar nga liria personin me iniciale ZH.P. 59 vjeçe nga Shkupi.

Arrestimi pasoi pas denoncimit nga ana e M.A., pronar i një restoranti. Ai ka denoncuar se në këndin për fëmijë të restorantit, e denoncuara fizikisht ka sulmuar një fëmijë.

Pas marrjes së masave është konstatuar se ajo ka qenë e angazhuar si dado tek D.D. nga Shkupi, dhe se fizikisht ka sulmuar djalin e tij, 2 vjeçar, raporton Alsat M.

Hetim në vendngjarje kanë kryer Prokurori Publik dhe ekipi i SPB-Shkup.

Të ngjashme