Është arrestuar një e strehuar në strehimoren e Lipjanit, nën dyshimin se kishte kanosur dhe iu kishte vërsulur punëtorëve të qendrës.
Sipas Policisë, e njëjta kishte dëmtuar tri dyer të qendrës strehimore.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare e strehuar në strehimore, pasi që ajo ka dëmtuar tri dyer të qendrës së strehimores dhe ka kanosur dhe i është vërsulur punëtorëve të qendrës. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.