Ekonomia Online
FUNDIT

Iftar miqësor në Tiranë mbledh personalitete të jetës publike shqiptare

Iftar miqësor në Tiranë mbledh personalitete të jetës publike shqiptare

Në një atmosferë vëllazërore gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, në Panorama Dajt u organizua një iftar miqësor që mblodhi figura të njohura të jetës publike shqiptare. Iftari u shtrua me ftesë të biznesmenit dhe pronarit të këtij ambienti, Kujtim Dervishi, duke krijuar një mbrëmje të veçantë ku u ndërthurën mikpritja, dialogu dhe bashkëpunimi. Në […]

Në një atmosferë vëllazërore gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, në Panorama Dajt u organizua një iftar miqësor që mblodhi figura të njohura të jetës publike shqiptare.

Iftari u shtrua me ftesë të biznesmenit dhe pronarit të këtij ambienti, Kujtim Dervishi, duke krijuar një mbrëmje të veçantë ku u ndërthurën mikpritja, dialogu dhe bashkëpunimi.

Në këtë ngjarje morën pjesë personalitete të rëndësishme institucionale dhe politike, ndër ta ish-Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bamir Topi dhe Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari, si dhe diplomatë, përfaqësues të biznesit dhe shumë të ftuar të tjerë.

Kryetari i Aleanca Kosovare e Bizneseve, Agim Shahini, vlerësoi rëndësinë e kësaj mbrëmjeje, duke theksuar se iftari shërbeu si një mundësi e mirë për forcimin e bashkëpunimit dhe respektit të ndërsjellë mes institucioneve dhe komunitetit të biznesit.

“Shpreh mirënjohjen time për mikpritjen dhe organizimin e këtij iftari nga Kujtim Dervishi, duke dëshmuar edhe një herë traditën e mikpritjes dhe bashkimit mes shqiptarëve”, u shpreh Shahini.

Kjo mbrëmje u zhvillua në frymën e solidaritetit dhe bashkimit që karakterizon muajin e Ramazanit, duke forcuar lidhjet mes faktorëve të rëndësishëm të shoqërisë shqiptare.

Të ngjashme