Një grua është prangosur dje në Fushë Kosovë për vjedhjen e një portofoli me para dhe disa dokumente.
Pas intervistimit, e njëjta me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i policisë:
Fushë Kosovë 19.06.2021-17:30. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta në banesën e viktimës femër kosovare i ka vjedhur portofolin me para dhe disa dokumente tjera. E njëjta është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.