Arrestohet një grua në Prishtinë, dyshohet se shantazhoi një 71-vjeçar

Prishtinë | 17 Sht 2024 | 09:33 | Nga Ekonomia Online

Është arrestuar dje një grua në Prishtinë, nën dyshimin se ka marr shumë të madhe parash nga një burrë duke e shantazhuar me publikimin e disa fotografive.

Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.

“Rr. UÇK, Prishtinë 04.04.2024 – 20:00.  Më 16.09.2024 është identifikuar dhe arrestuar e dyshuara femër  kosovare pasi e njëjta kishte shantazhuar viktimën mashkull  kosovar  se do ‘ti publikonte disa foto të tij.  Përmes shantazhit e dyshuara ka arrit që të marr nga viktima një shumë të madhe parash. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. 

Të ngjashme